Ministri serb në kabinetin qeveritar të Isa Mustafës, Dalibor Jevtiq ka vlerësuar se ndërtimi i lagjes ‘Lugina e Diellit’ është e rëndësishme për kthimin e të shprëngulurve në Kosovë. Në një konferencë të mbajtur në Beograd, ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar përkrahjen e të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për siç ka thënë ai, kthimin e të gjithë të shprëngulurve. Ai ka vlerësuar se përkrahja e Qeverisë së Serbisë për projektin ‘Lugina e Diellit’ është me rëndësi të jashtëzakonshme për kthimin e serbëve.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …