Xhavit Haliti

Haliti: Ka plane ogurzeza për veriun

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka tërhequr vërejtjen se ka plane ogurzeza për veriun e vendit, nëse institucionet nuk reagojnë shpejt. Duke folur për ndërtimin e një lagje serbe në Zveçan, deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga institucionet që të reagojnë sa më shpejt derisa nuk është bërë vonë. Ai ka thënë se duhet ndërhyrje e shpejt “për t’ua djegur letrat në dorë”, duke shtuar se për këtë duhen argumente, të dhëna dhe veprim. Në lidhje me demarkacionin, Haliti ka ftuar opozitën që të diskutojë secilën mundësi, në mënyrë që kur të kryhet ky proces të mos mbeten probleme prapa.  Dy tri ditë më parë po ky Xhavit Haliti kishte thënë se Serbia ka të drejtë t’i ndihmojë financiarisht serbët që duan të kthehen në Kosovë, madje edhe me ndihmesë në infrastrukturë,  meqë të gjithë jemi kosovarë”.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për …