Lugina e Diellit

Serbët thonë se do të ndërtojnë koloninë ‘Lugina e Diellit’

Përfaqësuesit e serbëve në veri thonë se ndërtimi i lagjes ‘Lugina e Diellit’ me 300 shtëpi të reja, do të bëhet pavarësisht kundërshtimeve të Qeverisë së Kosovës. Kryetari i organit të përkohshëm të Zveçanit, Ivan Todosijeviq, citohet të ketë thënë se Prishtinës krejt çka i mbetet është vullneti i mirë për të lejuar ndërtimin e këtyre shtëpive. “Gurthemeli është vënë dhe së shpejti do të fillohet ndërtimin. Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë”, ka thënë Todosijeviq, i cili ka akuzuar Prishtinës për pengim të këtij procesi. Rreth 300 shtëpi planifikohen të ndërtohen me fonde të Serbisë në një pikë strategjike mes Zveçanit dhe Mitrovicës. Projekte të tilla, gjithnjë sipas paralajmërimeve të Beogradit, do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të Kosovës në emër të kthimit të serbëve të zhvendosur. Në anën tjetër, në lagjet veriore të Mitrovicës është duke u penguar në mënyrë konstante kthimi i shqiptarëve të dëbuar dhe ndërtimi e rindërtimi i shtëpive të djegura nga strukturat kriminale serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …