Pieter Feith: Shtetet e Bashkuara janë duke e humbur durimin me Kosovën, kjo e fundit do t'i vuaj pasojat

Pieter Feith: Kosova do t’i vuajë më shumë pasojat nga mungesa e progresit në dialog me Serbinë.

Ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, në Kosovë, Pieter Feith, ka deklaruar se Kosova do t’i vuajë më shumë pasojat nga mungesa e progresit në dialog me Serbinë. Marrëveshja e Ohrit, siç thotë ai, ka një rëndësi të madhe, sepse do t’i hapte rrugë Kosovës që të anëtarësohej në organizata ndërkombëtare. Diplomati holandez thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e humbur durimin me Kosovën, për shkak se nuk është duke bërë progres të mjaftueshëm. Diplomati, Piter Feith ka kujtuar edhe faktin  Shtetet e Bashkuara  të Amerikës asnjëherë më parë nuk kanë pasur një qasje kaq kritike ndaj Kosovës. Ky fakt është shumë shqetësues, ka nënvizuar ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, në Kosovë, Pieter Feith.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kërkon hetim për incizimin në kampin e Njësisë Speciale në Vrellë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar hetim të menjëhershëm lidhur me incizimet e publikuara …