Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Cirku i radhës!

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian!?

Fillimisht, nuk kishin lënë gurë pa lëvizur ( për të treguar po bëjmë diçka), që të vendoseshin këto masa, si kundërpeshë me çmimin e një dialogu të “mirëfilltë”, për heqjen e këtyre masave më pastaj, që BE, i kishte vënë si ndëshkim për t’i sanksionuar këto masa të ndërmarra nga Qeveria aktuale. Lëvizja e rrotës ishte që të veprojmë për vënien e masave dhe të dialogojmë për heqjen e këtyre masave!, e pra, rrota po lëvizë; t’i detyrojmë të na vejnë masa, dhe të kërkojmë që të na heqin masat!!!.

Elektorat i madhërishëm; a nuk po shihni rezultatet e famshme të kësaj Qeverijejejeeee… që rrotën kombëtare po e vë në lëvizjeje lakonike; m’i vë masat dhe m’i hiq masat, atëherë kur unë tërhiqem, që të shihet së qeveria po përpiqet!….

Non senssss, Qeveria aktuale vendos njësitë speciale policore në veri, heq atë nga veriu me përqi-ndjejejeee, suprimon tabelat prej llamarine, dhe rikthen llamarinën e ndryshkur në temë qendrore të dialogut me pushtuesin, arreston kriminelet dhe i liron ata pa gjyq, nam e nishan!!!  Ndalon  hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, dhe i liron ato më pastaj, dhe pret që dialogu të vazhdojë.

Zv. Bislimi, shkon në Bruksel në mbrëmje dhe kthehet në mëngjes, dialogu po vazhdon, dialogu i kthyer në ves, Kosova po rënkon, Qeveria po lobon, dialogu po vazhdon… do bëhet mirë, Qeveria po hanë mollët, populli me dhëmbë të mpirë, zoti e bëftë mirë!

 

25 korrik 2023

Kontrolloni gjithashtu

Organizata Dëshmorëve: “Heroizmi dhe lavdia e dëshmorëve tanë”

Në kuadër të vitit jubilar të 80-vjetorit të çlirimit të atdheut e në vazhdën e …