Dorëheqja është më e pakta që do të ndodh, sepse tregon fytyrën e kësaj qeverie, thotë Besnik Tahiri pas publikimit të përgjimeve: Lila-Simiq

M. Krasniqi: Qeveria nxiti dhunën në Kuvend më 5 korrik, për ta hequr vëmendjen nga incizimet e bisedave mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konsideron se Qeveria nxiti dhunën në Kuvend më 5 korrik, për ta hequr vëmendjen nga audio incizimet e bisedave mes të kryetares  së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit dhe përfaqësuesit të Listës Serbe, Slavko Simiq. Ai  ka thënë Kryeministri Albin Kurti nuk u distancua nga bisedat e Kusarit me Simiqin dhe Milan Radojciqin, sepse, ato janë bërë me lejen e tij. Ajo gjithsesi se e ka pasur mandatin për të folur, andaj edhe e mbron sepse s’guxon as Mimoza e askush tjetër të komunikojë me Slavko Simiqin e lëre më me Radojciqin, pa e pasur mandatin nga Kryeministri. Memli Krasniqi pyet se me çfarë kompetence Kusari bisedoi me përfaqësuesit serbë për çështje si pagesat e rrymës në veri, duke aluduar se këto biseda ajo i ka bërë me lejen e Kurtit dhe zyrtares së lartë të partisë, Dejona Mihalit. Mimoza Kusari është formalisht shefe e deputetëve të LV-së, por ata i drejton Dejona Mihali.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti fton për takim liderët e LDK-së dhe PDK-së lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kreu i lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe atë …