Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog. Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për agjendën e qeverisë e cila sipas tij bie ndesh në plotë raste me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. “Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se objektivi kryesor mbetet integrimi euro-atlantik.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar …