leoni

Besnik Berisha

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë avokatit Besnik Berisha në çështjen penale të ngritur kundër tij

Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë avokatit Besnik Berisha në çështjen penale kundër tij. Apeli ka kthyer në rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj me anë të një vendimi për rastin kundër avokatit Berisha. Ai  ishte ngarkuar nga prokuroria me dyshime për tri vepra të ndryshme penale. Gjykata e Apelit pasi ka shqyrtuar shkresat e lëndës dhe ankesave të paraqitura, kishte vlerësuar – siç raporton “Sinjali” – se “aktvendimi i ankimuar duhet anuluar dhe kthyer në rivendosje, për shkak se i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, sepse Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen. Sipas aktvendimit në fjalë, te pjesa arsyetuese nuk ishin paraqitur në mënyrë “të qartë dhe të plotë” vlerësimet se në cilat fakte dhe prova ishte bazuar Gjykata kundër masave ndaj të pandehurit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …