Der Spiegel: Aleksandar Vuçiq, është zjarrëvënësi i mundshëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor

Gazeta autoritative gjermane,  “Der Shpiegel” i ka kushtuar një artikull tejet të gjatë e të detajuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quan “zjarrëvënësin” e mundshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke analizuar mënyrën se si ai e luan politikën në mes të Perëndimit dhe Lindjes, Brukselit e Uashingtonit në njërën anë, dhe Moskës dhe Pekinit në anën tjetër. “Der Shpiegel” i kushton rëndësi të veçantë edhe veprimeve që Beogradi zyrtar ndërmerr në raport me Kosovën, derisa  zgjerohet edhe në ngjarjen e rëndë të 29 majit ku protestues të dhunshëm “besnikë ndaj Vuçiqit” sulmojnë Misioni Paqeruajtës të NATO’s, ku më se 90 prej tyre u lënduan. Gazeta shkruan se Vuçiq e “përdor kartën e Kosovës”, për të qëndruar dhe rritur pushtetin e tij – si brenda vendit të vet, ashtu edhe jashtë. Kosova është nyja gordiane në pëlhurën evropiane dhe karta më e madhe e Aleksadar Vuçiqit në lojën e pokerit për pushtet dhe pozitë në Ballkan. Legjione diplomatësh të lartë në emër të Brukselit dhe Uashingtonit kanë dështuar në zgjidhjen e problemit. Vuçiqit as që i shkon ndërmend të shes letrën e tij të pazarit nën vlerë”, shkruan mes tjerash gazeta gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …