Në një artikull të autorit Alexander Rothert të publikuar në gazetën “Noje Cyher Caitung”, thuhet se kryetari i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, po përpiqet të krijojë forca ushtarake paralele. Sipas autorit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, po bën përpjekje për ta realizuar projektin e nisur nga paraardhësi i tij Sllobodan Millosheviq. Rothert thotë se projekti mbështetet në presidentin e Rusisë Vladimir Putini, të njohur si “Bota Ruse”, dhe tani quhet “Bota Serbe”. Në artikull shkruan se protagonisti kryesor i realizimit të projektit është shefi i shërbimit inteligjent serb, Aleksandar Vulin, i cili është sanksionuar nga Amerika për shkak të besnikërisë ndaj Moskës, së bashku me liderin serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.
Kontrolloni gjithashtu
Besa Shahini, kandidate për kryetare të Prishtinës
Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në Shqipëri (2018-2020) dhe bashkëshortja e liderit të PSD-së, Dardan …