leoni

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Albin Kurti me vizitat si ato në Tetovë, po përpiqet të mbulojë aferat e skandalet që kanë shpërthyer kudo, në Kosovë

Nënkryetari  i LDK-së, Lutfi Haziri foli për vizitën përçarëse të kryeministrit, Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon. Qëllimet e tij janë të bashkojë shqiptarë por, qëllimi politik është më i thellë dhe ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë. “Po, i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në Rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet.  Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LV-së. Premtimet e tij atje, shkaktuan përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re. Mos të harrojmë që Kurti mbështeti zotin Sela në zgjedhjet e kaluara. Dhe në atë vizitë në atë kohë pati shumë debate. Kurti tenton një koalicion ideologjik, përtej protokollit shtetëror” tha Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …