Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Deputetja, Time Kadriaj ka bërë thirrje për hetimin e Qeverisë Kurti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj ka bërë thirrje për hetimin e Qeverisë Kurti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti ju shërben agjendave armiqësore. “Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! “A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, ka shkruar deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Tima Kadriaj. Ajo ka shkruar më tutje se shpreson se që kjo çështje do të hetohet më seriozisht pasi çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …