Deputeti, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati, në fshatin Nekoc

Deputeti, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati, në fshatin Nekoc

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit të kombit, Gani Kastrati në fshatin Nekoc të Drenasit. Me këtë rast, luftëtari i lirisë, Ferat Shala ka thënë se në shtëpinë e Gani Kastratit janë marrë vendime të rëndësishme për luftën çlirimtare. Në fshatin Nekoc, u zbulua pllaka përkujtimore në shtëpinë e Heroit të Kombit Gani Kastrati. Këtu zë fillin celula e parë e UÇK-së. Këtu u bashkuan luftëtarët e lirisë. Këtu në këtë shtëpi u morën shumë vendime për luftën çlirimtare. Këtu u lind u rrit dhe u burrërua Gani Kastrati. Këtu ishte shtëpia bazë e UÇK-së. I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin e Kombit Gani Kastrati”, ka shkruar Fetar Shala në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …