Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës, sa herë arreston zyrtarë të vetëvendosjes vihet në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti

Prokuroria Speciale e Kosovës, sa herë arreston zyrtarë të vetëvendosjes vihet në shënjestër të ministrave të Qeverisë Kurti, të cilët e kanë kritikuar për mosveprim ndaj denoncimeve që ata po i bëjnë. Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila ka publikuar një video ku ka folur për ish-ministrin Vesel Krasniqi të cilin e ka akuzuar se ka krijuar monopol në fushën e kontrollit të cilësisë së karburanteve në Kosovë. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Dyshime për punën e Prokurorisë Speciale ka hedhur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka folur për një pronë në Vushtrri që sipas saj i takon dikasterit që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …