Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Trupi gjykues në Hagë, ka refuzuar pesë dëshmitarë që mbrojtja kishte parashikuar të japin dëshmi në rastin e Pjetër Shalës

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e pretenduar penal kundër Pjetër Shalës ka refuzuar pesë dëshmitarë që mbrojtja kishte parashikuar të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore. Kjo është bërë e ditur në konferencën përgatitore për mbrojtjen që po mbahet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjithashtu, trupi gjykues ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë një listë të përditësuar të dëshmitarëve deri më 29 gusht. Mbrojtja ka thënë se i duhen rreth 50 orë për të marrë në pyetje dëshmitarët e saj, pas heqjes nga lista e të pesë dëshmitarëve, trupi gjykues konstaton se është e përshtatshme të jepen 40 orë për mbrojtjen për paraqitjen e provave të veta. Kjo nuk cenon faktin që turpi gjykues të rishikojë kohën e dhënë”, ka thënë kryegjykatësja Mappie Veldt Foglia. Pjetër Shala por merr pjesë në këtë konferencë përmes videolidhjes nga qendra e paraburgimit në Hagë ku po qëndron prej marsit të vitit 2021. Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet. Luftëtari i lirisë, Pjetër Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …