Të paktën 70 qytetarë kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Johannesburgut

Të paktën 70 qytetarë kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Johannesburgut. Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut, Robert Mulauzi, tha se zjarri kishte djegur ndërtesën e vendosur në rrethin qendror të biznesit të qytetit dhe numri i të vdekurve ishte rritur. Deri tani raportohen 43 persona të plagosur. Numri mund të rritet akoma ndërsa kërkimi dhe rikuperimi vazhdon”, tha Mulaudzi në një postim në mediat sociale. Të lënduarit po marrin trajtim në “objekte të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …