Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do të pranojë asgjë më pak se anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar  se vendi i tij nuk do të pranojë asgjë më pak se anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. Ai iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të cilët kërkuan koment pas deklaratave të përfaqësuesve të lartë evropianë dhe liderëve të vendeve anëtare të BE-së. Pyetja ishte nëse Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë anëtarësim me të drejta të pabarabarta në BE nëse ky është kushti, ndërsa i referohej deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron për “Evropën me disa shpejtësi. Ministri Bujar Osmani iu referua deklaratës së kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit tha se BE-ja do të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030. Ai tha se në forumin e Bledit në Slloveni   ka marrë konfirmimin nga zyrtarë të lartë francezë, përfshirë ministren franceze për Evropën, se  kryetari i Francës, Emmanuel Macron nuk ka folur për “shpejtësi” në kuptimin e shteteve anëtare të privilegjuara dhe më pak të privilegjuara.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …