Shtohet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale

Shtohet numri i familjeve që kërkojnë asistencë sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i shfrytëzuesve në skemën e ndihmës sociale është rritur për 902 familje.Në janar të vitit 2016, në regjistrin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale kanë qenë  gjithsej 25.551 familje me 105.354 anëtarë të familjes”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie. Departamentet e kësaj ministrie ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm tek qendrat për punë sociale dhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Shuma mujore e ndihmës sociale për një familje përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes, që do të thotë se shuma minimale mujore e ndihmës sociale është 50 € dhe maksimalja 150, pa llogaritur këtu shtesat për fëmijë (0-18vjeç), subvencionimin e energjisë elektrike etj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …