leoni

Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë

Sot është publikuar Marrëveshja e nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në Tiranë. Kjo marrëveshje synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë joshtazore. Ajo është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht. Marrëveshja, e cila ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe që mund të ripërsëritet, ka për qëllim promovimin e tregtisë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, me synim forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Sipas marrëveshjes, “palët bien dakord se kontrolli në import, transit dhe eksport të produkteve ushqimore me origjinë jo shtazore, mund të kryhet në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit, sipas kërkesës së subjektit. Autoritetet përgjegjëse për sigurinë ushqimore të secilës palë, do të lejojnë importin dhe eksportin, shoqëruar me certifikata të njohura ose raport-analiza apo dokument tjetër të përshtatshëm, të lëshuar sipas legjislacionit të secilës palë, që garanton sigurinë ushqimore”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …