Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Albin Kurti: Kosova po punon shumë për t’i bindur 5 vendet e mbetura të BE-së, që t’ ia njohin pavarësinë

Në një  intervistë për televizionin e Polonisë, kryeministri Albin Kurti,  ka deklaruar se Greqia është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe pse nuk ka dhënë ndonjë fakt apo premtim nga ndonjë zyrtar i këtij shteti, historikisht antishqiptar, dikur e tani. Kurti tha se  kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që 5 vendet t’i bashkohen shumicës së atyre shteteve që na kanë njohur. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Me BE-në kemi nënshkruar Marrëveshjen kontraktuale të Stabilizim Asociimit dhe që nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në politikë të Bashkimit Evropian. Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …