MPJD ka shfaqur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Marokun për tu përballur me pasojat e tërmetit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shfaqur gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar Marokun për tu përballur me pasojat e tërmetit. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ditë më parë, Maroku është goditur me një tërmet të fuqishëm i cili ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe ka dëmtuar dhe shkatërruar shumë shtëpi, banesa dhe ndërtesa të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …