Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Rashiq: Regjimi në Serbi po iu bën presion serbëve të Kosovës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq deklaroi se regjimi i Serbisë po bën presion kundër serbëve nga Kosova. Gjatë konferencës për medie, ai shtoi më tutje se është shqetësues fakti i ndalimit të serbëve nga Kosova në Serbi. Ministri, Nenad Rashiq theksoi më tutje se serbët e ndaluar po maltretohen pa asnjë arsye, por vetëm e vetëm pse nuk janë simpatizantë të Listës Serbe. Ka 12 vite që po ndodhë kjo përndjekje e serbëve dhe situata tani është dramatike. “Të shtunën është ndalur nga policia e Serbisë, dhe po mbahet në një stacion policie në Rashkë, Nikolla Radimiroviq, drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit. Sipas informacioneve që kemi ai do të mbahet deri të hënën, pasi që thonë se gjykatësi nuk është në dispozicion. Kjo është një pjesë e metodologjisë shantazhuese dhe maltretuese” theksoi mes tjerash, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …