Ferat Shala

Deputeti, Ferat Shala ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e shpenzimit të parasë publike

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e shpenzimit të parasë publike. “Do duhej dhe është koha e fundit që Qeveria të reflektojë sa i përket çështjes së menaxhimit të parasë publike dhe po shpresoj dhe besoj që ky vit nuk do duhej që Qeverisë në portofolin e saj t’i zë suficit siç ishte vitin e kaluar me 700 milionë euro. Kërkoj nga Qeveria që të jetë shumë më azhure në investime kapitale dhe në dinamiken e realizimit të investimeve kapitale. Po kërkoj që paratë të jenë të shpenzuara jokesh siç po ndanë me anë të paketave por të jenë me transparencë dhe duke përfillur legjislacionin në fuqi. Besoj se Qeveria tashmë i ka shifrat krahasuese për disbalancën në mes eksportit dhe importit dhe duhej të kemi një paketë legjislative që ta ndryshojë këtë gjendje ekonomike të vendit” ka thënë deputeti, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Ministri i Jashtëm i i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se Kosova e …