Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen mbi mundësinë e përhapjes së sëmundjeve në Libi si pasojë e vërshimeve

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen mbi mundësinë e përhapjes së sëmundjeve në Libi si pasojë e vërshimeve, të cilat shkaktuar mijëra viktima. Shumë njerëz kanë pësuar nga shirat e rrëmbyeshëm të cilat kanë bërë që të qahen edhe dy diga që kanë vërshuar sipërfaqe të mëdha. Autoritetet kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket viktimave, përderisa zyrtarët në lindje të këtij shteti të ndarë kanë thënë se të paktën 3 mijë e 840 persona kanë vdekur. Një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare të Libisë ka thënë se nga vërshimet janë prekur “mbi 1.2 milion persona”. Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se mbi 38 mijë e 640 persona kanë mbetur të pastrehë në lindje të Libisë dhe 30 mijë prej të cilëve vetëm në Derna – qytetin-port  ku u qanë muret e digave. Organizatat e ndihmës sikurse Ndihma Islame dhe Mjekët pa Kufi kanë paralajmëruar se tani ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve, por edhe i vështirësive që ndihma humanitare të arrijë te ata që kanë më së shumti nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …