Josep Borrell: Albin Kurti, nuk ka pranuar të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit, pa formalizmin e njohjes si hap i parë

Borrel: Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës, në korrik, mund të hiqen ose të shtohen

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen. Heqja apo shtimi i tyre varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. Radio Evropa e Lirë njofton se për çështjen e masave, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator. “Masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat” njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Vedant Patel: Po monitorohet vendosja e artilerisë dhe e forcave serb përgjatë kufirit me Kosovën

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, deklaroi  se po monitorohet  vendosja  e forcave …