Presidenca zvicerane ka njoftuar për takimin që ka pasur kryetari zviceran, Alain Berset me kryeministrin, Albin Kurti

Presidenca zvicerane ka njoftuar për takimin që ka pasur kryetari zviceran, Alain Berset me kryeministrin, Albin Kurti

Presidenca e Zvicrës  ka njoftuar për takimin që ka pasur kryetari  Alain Berset me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim të tyre është biseduar për situatën në veri të vendit dhe për dialogun e lehtëuar nga Bashkimi Evropian për normalizim raportesh Kosovë-Serbi. Presidenti Berset ka theksuar mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit dhe bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të negociuara në Bruksel dhe Ohër në pranverë. Në Serbi dhe Kosovë nevojiten hapa të besueshëm dhe pragmatizëm për ta rikthyer procesin në binarë. Prandaj, diskutimet trajtuan hapat e përcaktuar në marrëveshjet që do të ndërmerren nga të dyja palët, duke përfshirë përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të garantuar një shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe“,thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …