Mogherini Thaçi

Kryetari Thaçi do të pritet në Bruksel nga zonja Mogherini dhe z. Martin Schulz

Kryetari, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, me ç’ rast pritet të takohet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Gjatë qëndrimit në Bruksel Thaçi do të bisedojë edhe  me kryetarin e  Parlamentit Evropian, Martin Schulz  dhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian. Temat e bisedimeve në selinë e BE-së, në Bruksel nuk janë bërë të ditura, por jozyrtarisht mësohet  se BE-ja do të kërkojë nga Thaçi vazhdimin e dialogut me Serbinë, edhe pse Beogradi zyrtar nuk ka realizuar asnjërën prej marrëveshjeve të arritura.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …