Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai ka shkruarse Thaçi ka shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të policit Bunjaku në shërbim të atdheut. Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe kryetari  Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar, Sami  Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …