Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: Albin Kurti luftën e UÇK-së, në Kosovë, e kishte përcjellë nga Prishtina, jo nga frontet e saj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në veriun e vendit  dhe qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti për Policinë e Kosovës, që u sulmua të dielën nga terroristët serbë, të cilët  vranë rreshterin, Afrim Bunjaku. Derisa ka folur për pushtetin dhe Kurtin, Haradinaj tha se shumica prej tyre nuk e kanë njohur heroin, Bunjaku dhe policët e tjerë, të cilët i ka pasur edhe bashkëluftëtarë. Haradinaj ia rikujtoi Kurtit, se ai luftën e fundit të UÇK-së,  Kosovë e kishte përcjellë nga Prishtina, duke i çuar selam, pasi  është e lehtë është ta dërgosh dikë në luftë, po vetë ku ke qenë.  Shumica prej tyre s’e kanë njohur, Afrim Bunjakun. Shumica e policëve janë bashkëluftëtarë të mi. Prandaj çdo qytetar duhet t’ i shërbejë vendit deri në vdekje. Sjellja e Albin Kurtit nuk është e mirë ndaj Policisë së Kosovës, nënvizoi, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …