leoni

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja, Ganimete Musliu bëri të ditur se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake, në afërsi me kufirin e Kosovës

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti,  ka paraqitur raportimin në Komisionin që mbikëqyrë  agjencinë. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu para mediave konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës. Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izvorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Pra, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm. Deputetja, Ganimete Musliu tha se tashmë duhet të jenë të gjithë së bashku, pozita dhe opozita pasi që në pyetje është siguria vendit.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …