Ministri serb, Ivica Daçiq nuk pranoi të fotografohet në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në takimin që po mbahet, në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq refuzon foton e përbashkët në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit, takim që po mbahet në Tiranë. Pak pas nisjes së Ministerialit, pala gjermane ka kërkuar takim bileteral me delegacionin serb, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm Ivica Dacic. Takimi është ndërprerë për pak minuta në mënyrë që dy ministrat e Jashtëm t’i bashkoheshin fotos të Ministerialit me të gjithë të pranishmit. Krye-diplomatja gjermane menjëherë pas realizimit të fotos, është rikthyer në takimin bilateral me Ivica Dacic, takim i cili ka vijuar edhe gjatë kohës që delegacionet e tjera nisën sesionin e dytë te Ministerialit. Takimi bilateral Gjermani-Serbi në këtë Ministerial erdhi fill pas deklaratave në nisje të sesionit të parë nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbok se konflikti Kosovë-Serbi është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …