Sot në Tiranë, kanë biseduar ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit

Sot në Tiranë,  janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi, u mbajt në Pallatin e Brigadave në kryeqytetin e Shqipërisë. Qysh në mëngjes, janë pritur delegacionet e vendeve përkatëse. Përveç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe  Bosnje-Hercegovina, pjesë e takimit janë edhe ministrat e shteteve anëtare të përfshira në Proces si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Takimi do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp në mes të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili ka drejtuar  edhe punimet e këtij takimi, ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe komisionarit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ajo që u prit  me interes nga ky takim do ishin diskutimet për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Të pranishëm në takim  kanë qenë edhe  ministrat e Jashtëm të dy vendeve,  Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …