Mijëra persona kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan

Mijëra persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Afganistanin.  Numri i viktimave pas tërmetit prej 6.3 shkallësh mbetet i paqartë, pasi ka vlerësime të ndryshme. Zëdhënësi i autoritetit për fatkeqësi, Mohammad Abdullah Jan, tha se katër fshatra në qarkun Zenda Jan në provincën e Heratit u goditën më së keqi nga pasgoditjet. Radio Evropa e Lirë njofton se Afganistani shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, që gjendet afër pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane. Mullah Janan Sayeeq, zëdhënës në Ministrinë e Fatkeqësive, tha për agjencinë Reuters se 2 mijë e 53 persona kanë vdekur, 9 mijë 240 janë lënduar dhe 1 mijë e 329 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …