Duke folur për gjendjen në vendin tonë dhe sulmin terrorist të grupeve të organizuara serbe në fshatin Banjskë në pjesën veriore, euro deputeti holandez, Thijs Reuten ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë. “Pavarësisht kritikave të shumta për muaj të tërë nga ana e Parlamentit, sanksione janë vendosur vetëm ndaj Kosovës dhe jo ndaj agresorit, shkakut kryesor të destabilizimit dhe provokimeve që kemi parë prej kohësh. Çdo gjë që ndodhi, jo vetëm gjatë javës së shkuar por edhe në muajt pas Marrëveshjes së Ohrit, hyn në listën e gjatë të provokimeve. Duhet krijuar atmosfera e duhur që palët të ulen në një tryezë sërish dhe të punojnë për normalizimin. Bashkimi Evropian duhet të braktisë politikën katastrofale të pajtimit me Vuçiqin, sepse nuk po funksionon. Sa herë Vuçiq është kthyer nga Brukseli në Beograd dhe me krenari ka treguar se nuk ka firmosur gjë, Komisioneri Varhelyi i ka shkuar në derë me 600 milionë euro! Kjo duhet të marrë fund!”, ka thënë euro deputeti holandez, Thijs Reuten në një intervistë me Alice Taylor në podcastin e Inside Albania.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …