Qindra të vrarë e mijëra të plagosur nga luftimet intensive në mes të Hamasit dhe forcave të armatosura izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njofton se gjatë 24 orëve të fundit, gjatë luftimeve mes Hamasit dhe forcave izraelite, janë vrarë 313 palestinez dhe 1 mijë e 990 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë nga ana tjetër, Izraeli ka bërë të ditur se nga sulmet ajrore të Hamasit, kanë humbur jetën mbi 350 izraelitë, kurse qindra tjerë janë rrëmbyer. Luftime intensive janë duke u zhvilluar në rajone të ndryshme. BBC njofton se aeroplanët izraelitë kanë goditur disa objekte në Rripin e Gazës, në të cilat besohet se janë vendosur ekstremistët palestinez në territorin e Izraelit. Një korrespondenti i BBC nga qyteti i Gazës ka raportuar se tërë kohën po dëgjohen shpërthime të fuqishme.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …