Kina ndihet e shqetësuar për luftën në Rripin e Gazës dhe bën thirrje për formimin e një shteti të pavarur të Palestinës

Kina ndihet e shqetësuar për luftën në Rripin e Gazës dhe bën thirrje për formimin e një shteti të pavarur të Palestinës

Ministria e Jashtme  e Kinës,  bëri të ditur se ndihet  thellësisht e shqetësuar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve dhe dhunës mes Palestinës dhe Izraelit, duke vlerësuar se zgjidhja e konfliktit qëndron në krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës. “Ne u bëjmë thirrje palëve të qëndrojnë të qetë, të tregojnë përmbajtje dhe të ndërpresin menjëherë armiqësitë, në mënyrë që të mbrojnë civilët dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të situatës”, tha ministria kineze në një deklaratë. Vihet re se ripërtëritja e konfliktit tregon edhe një herë se ngrirja afatgjatë e procesit të paqes nuk mund të zgjasë. “Rruga kryesore për të dalë nga konflikti qëndron në zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës. Pekini zyrtar deklaron se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë më urgjentisht, të mundësojë vazhdimin e negociatave të paqes ndërmjet Palestinës dhe Izraelit dhe të gjejë një mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme,

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …