Florian Bieber

Florian Bieber: Konfliktet e ngrira duhet të zgjidhen, nëse nuk zgjidhen, do të zgjidhen në një mënyrë më të rrezikshme

Njohësi i zhvillimeve politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Florian Bieber, ka thënë se ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe në Nagorni Karbah duhet të jenë një mesazh për BE-në, se konfliktet e ngrira janë gjithmonë të rrezikshme nëse nuk zgjidhen. Bieber thotë se konfliktet e ngrira nëse nuk zgjidhen përmes dialogut, atëherë ato do të zgjidhen në mënyra të rrezikshme, në momentet kur s’e ke situatën nën kontroll dhe kur s’mund të gjesh zgjidhje më të mira. “Një konflikt i ngrirë nuk mund të ekzistojë. Kjo u pa në Lindjen e Mesme, në Nagorni-Karabak… Një konflikt i ngrirë është vetëm një konflikt në të cilin dy palët kërkojnë një arsye ose një mundësi për t’i dhënë fund asaj lufte. Ky duhet të jetë një mesazh për BE-në, që konfliktet e ngrira duhet të zgjidhen, nëse nuk zgjidhen, do të zgjidhen në një mënyrë më të rrezikshme, në disa raste kur nuk është nën kontroll, kur nuk mund të gjesh zgjidhje më të mira, thekson ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …