leoni

Aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë goditur makinat e popullatës civile duke vrarë më shumë se 70 palestinezë

Një zyrtar për media i Hamasit ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë goditur makinat e nisura në jug, duke i lënë të vdekur më shumë se 70 persona. Ushtria izraelite ka thënë se trupat e saj kanë kryer bastisje të shkurtra në Gaza, për t’i luftuar militantët dhe ka kërkuar për gjurmët e 150 personave – përfshirë burra, gra e fëmijë – që janë marrë si pengje nga Hamasi, pas nisjes së sulmeve në jug të Izraelit, më 7 tetor. Teksa ka bërë thirrje për evakuim, ushtria izraelite ka thënë se është duke planifikuar që shënjestrojë korridoret nëntokësore të Hamasit rreth qytetit të Gazës. Mirëpo palestinezët dhe disa zyrtarë të Egjiptit shqetësohen se qëllimi përfundimtar i Izraelit është që t’i dërgojë njerëzit e Gazës sa më afër zonës kufitare me Egjiptin, në jug.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …