Antonio Guterres

Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Gaza, nga sulmi i Izraelit

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut në Gaza, nga sulmi i Izraelit, i cili po vazhdon të  hakmerret ndaj militantëve palestinezë të Hamasit. Ai tha se edhe lufta ka rregulla, duke i kërkuar Izraelit të përmbahet. “Situata në Gazë ka arritur në një nivel të ri të rrezikshëm”, tha Guterres, para se Këshilli i Sigurimit i OKB-së të takohet për të diskutuar për situatën. “Na duhet një mënyrë e menjëhershme në mbarë Gazën, në mënyrë që të mund të dërgojmë karburante, ushqim dhe ujë për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha ai. Guterres shtoi se në Rripin e Gazës, që është i bllokuar, sistemi i shëndetësisë është buzë kolapsit. Thirrjet e Guterresit vijnë pasi autoritetet izraelite kanë paralajmëruar 1  milion palestinezë që të largohen për në jug të Rripit të Gazës. Mendohet se Izraeli do të nisë një sulm tokësor rrafshues në këtë territor.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Dëshmia e Wesley Clark pritet të tronditë procesin në Hagë

Kryetari i Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se paraqitja …