Departamenti i Mjekëve pa Kufij, në Greqi, konsideron se Gaza po përjeton një ndëshkim kolektiv nga Izraeli, transmeton Anadolu. Sulmi filloi me akte të pabesueshme dhune dhe tani vazhdon me shënjestrimin dhe ndëshkimin kolektiv të të gjithë njerëzve që jetojnë në Gaza. Është ndërprerë energjia, nuk ka karburant, nuk ka ujë, nuk ka ushqim. Ky është një rrethim. Po flasim për një rrethim që godet përtej personave të armatosur. Krejt infrastruktura shëndetësore në Gaza është shënjestruar me bombardime të spitaleve dhe ambulancave. Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të ashpër dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, si përgjigje ndaj ofensivës ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …