Kryeministri Kurti ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë

Kryeministri Kurti ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit në veriun e Kosovës në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Tiranë. Në sesionin e parë me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE. Pasi e falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për organizimin e këtij samiti, Kurti nisi të tregojë për kërcënimin e Serbisë me luftë ndaj Kosovës. “Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, tha Kurti. Kurti tha se “qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku”. Ai foli më tej për përgjegjësinë e liderëve “për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët,  tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …