KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

KPK: Vjosa Osmani ka konfirmuar përpjekjen e saj sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas vendimit të  kryetares, Vjosa Osmani, për mosdekretim të kryeprokurorit të ri të shtetit, Blerim Isufaj. Në reagim e KPK-së është thënë se Osmani në konferencën për medie ka konfirmuar përpjekjen sistematike për shtrirje të ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Kosovës. KPK-ja ka mbajtur publikun të informuar vazhdimisht lidhur me komunikimet zyrtare dhe shkresat e adresuara në Zyrën e Presidentes, si dhe më herët edhe lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, prandaj konstatoi se, Presidentja, si garantuese e zbatimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në konferencën e sotme për media vërtetoi  përpjekjen sistematike për shtrirjen e ndikimit politik mbi sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, me ç’rast lidhur me këtë çështje prezantoi arsye të paqëndrueshme për mosdekretimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, gjë që është në kundërshtim me normat ligjore dhe kushtetuese”, është thënë në reagimin e KPK-së. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vlerësuar se,deklaratat e tilla publike përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në institucionin e Prokurorit të Shtetit. Kurse lidhur me deklaratat e sotme se ka pasur presione dhe kërcënime, KPK-ja ka ftuar presidenten e vendit që nëse ka prova dhe dëshmi t’i dërgojë ato te organet kompetente, në mënyrë që sipas tyre, të ndriçohen plotësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendës-kryeministrja Emilija Rexhepi, …