Është rritur në të paktën 3.478 numri i palestinezëve të vrarë dhe mbi 12 mijë numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepen informacione lidhur me të dhënat që kanë mbërritur në spitale si pasojë e sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës. Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës është rritur në 3.478 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar mbi 12 mijë. Më tej bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë kësaj kohe kanë vrarë 62 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa numri i të plagosurve se është 1.300. Qeveria e lidhur me Hamasin në Rripin e Gazës njoftoi se “400 familje palestineze janë shuar” në sulmet e Izraelit në rajon që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
