PDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës…

Partia Demokratike e Kosovës sot e ka dorëzuar  në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 180 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-48 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se PDK e ka kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetues të këtij institucioni. “Fatkeqësisht, ky ligj, i miratuar javën e kaluar, i shkelë edhe ato përcaktime që ka bërë gjykata. Prandaj, sot i kemi kontestuar edhe këto ndryshime. Këto veprime të Qeverisë kanë vetëm një qëllim, ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e Pavarur për Shërbyesit Civil, në mënyrë që ai të kthehet në një mekanizëm që nuk i ndalon dhe i përkrah punësimet familjare të qeveritarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda. Ai ka thënë se qeveria është duke dëshiruar ta zhvesh këtë organ nga kompetencat kushtetuese në një rrugë jo-kushtetuese. “Unë mendoj që përkushtimi themelor që duhet të ketë çdo parti në Kosovë, është mbrojtja e Kushtetutës së Kosovës. PDK nuk do të ndalet në këtë drejtim”, ka thënë Gruda.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …