Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

AAK-ja do të propozojë rezolutë mbështetëse për të përkrahur rezolutën e Parlamentit Evropian për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë

AAK-ja do të propozojë rezolutë mbështetëse për të përkrahur rezolutën  Parlamentit Evropian për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Lajmin e ka bërë me dije shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie. Ai ka thënë se Rezoluta e PE-së që përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut, e dënon fuqishëm këtë agresion në veri. Grupi parlamentar i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje. E para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjë herë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë. Unë nuk e di a e keni parë këtë rezolutë, por kjo rezolutë e PE-së e dënon në masën më të madhe Serbinë në sulmin terrorist në Banjskë. Nëse e marrim pikën e parë, e dënon me gjuhë shumë të ashpër dhe quan sulm terrorist dhe i bën thirrje vendeve anëtare që nëse nuk e kanë dënuar, ta bëjnë sa më shpejt”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …