KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e -IX- (nëntë) të rregullt për vitin 2023

Komiteti për Politikë dhe Financë në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e -IX- (nëntë) të rregullt për vitin 2023, të cilën e drejtoi, kryesuesi, Argjend Thaçi. Në këtë mbledhje anëtarët e KPF-së diskutuan dhe miratuan, këtë rend të punës. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes së gjashtë të rregullt e mbajtur, më datë:21.07.2023 dhe mbledhjes së shtatë të rregullt e mbajtur, më datë :24.08.2023.Shqyrtimi i Raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-shtator 2023.Shqyrtimi i kërkesave  si dhe të ndryshme. Prezent në mbledhje të KPF-së ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi , Buxhet dhe Financë, Blerim Thaçi i cili raporti për Raportin e  të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-shtator 2023. Këto pika u rekomanduan për mbledhjen e re të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …