FINCA 40 drunj dekorativ donacion për dy institucionet publike në Malishevë

Në kuadër të aksionit për mbjelljen e pemëve dhe që është duke u zhvilluar nga Institucioni Mikrofinanciarë FINCA, sot në komunën  e Malishevës ka filluar mbjellja e 40 pemëve dhe drunjve dekorativ, në oborrin e SHFMU-së ‘Ibrahim Mazreku” dhe  atë  të QKMF-_së  ‘Dr. Shpëtim Robaj”. Me këtë rast, kryetari i komunës së Malishevë Ekrem Kastrati, edhe në emër të drejtorit të shërbimeve publike, Rifat Mazreku e të drejtorëve të institucioneve, të lartcekura, ka falënderuar FINCA-n për këtë donacion, që ka për qëllim ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi të pastër edhe për brezat e ardhshëm dhe i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Po ashtu edhe  Arjanit Efendiu, menaxher i Institucionit Mikrofinanciarë FINCA për Malishevë  dhe Fjolla Ilazi, udhëheqëse në këtë sektor financiar u shprehën të lumtur që sot po kontribuojnë për përmirësimin e hapësirave të ambientit në dy institucionet më të rëndësishme publike, siç janë shkollat dhe shëndetësia, njëherit ishin tejet falënderues për bashkëpunimin institucional me përfaqësuesit e  Komunës së Malishevës.

May be an image of 6 people, shovel, tree and grass

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …