Nënkryetarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, njoftoi se Uashingtoni zyrtar nuk ka plane për të dërguar trupa në Izrael apo në Gaza. Zonja Harris theksoi se “Hamasi dhe palestinezët nuk duhet të konsiderohen të njëjtë. Palestinezët meritojnë të njëjtën siguri, vendosmëri dhe dinjitet si izraelitët. Duke thënë se rregullat e luftës duhet të respektohen në konfliktin izraelito-palestinez, ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrjedhës së ndihmave humanitare në Palestinë. Nënkryetarja e Amerikës, zonja Harris i bëri thirrje Iranit që të mos përfshihet në këtë çështje, pasi Amerika nuk plane apo synime për të dërguar trupa në Izrael apo në Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
