Mirosllav Lajçak

Lajçak mirëpret faktin që Kurti e Vuçiq treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, por jo edhe  për modalitetet

Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje javore të agjendës së tij. Ai ka shkruar për takimet e të enjtes në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq patën me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Gjiorgjia Meloni, presidentin e Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell. Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiq treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ai thotë se Kurti e Vuçiq kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato në javët në vijim. Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje javore të agjendës së tij. Lajçak shkruan se mirëpret faktin që Kurti dhe Vuçiq treguan gatishmëri për zbatimin e marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Kurti e Vuçiq kanë pasur pyetje e komente, duke shtuar se shpreson se do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato në javët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …