Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, përkrah kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për unazën e kryeqytetit

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, përkrah kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për unazën e kryeqytetit

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, bisedoi me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, lidhur për ndërtimin e unazës së Kryeqytetit.  Ai ka thënë se është nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës, si dhe për ndërtimin e rrugës A, që është  vonuar kaq shumë dhe duhet të përfundojë sa më shpejtë. Deputeti, Eman Rrahmani ka thënë se Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputet, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim.  Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj na duhet të jemi bashkë për Prishtinën,  ka shkruar Eman Rrahmani.  Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Qeverinë Kurti se po e bllokon ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit, derisa Gjykata Komerciale ka ndaluar punimet në rrugën A. Ndërkohë, ministra të Qeverisë Kurti kanë drejtuar akuza në vazhdimësi Ramën, duke thënë se po e përvetëson punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …